Atij i lindi ideja që koha e ndodhjes së eklipsit duhet të varet nga fakti nëse Toka është pranë ose larg nga Jupiteri. Kjo bënte që rruga e dritës të ishte më e gjatë ose më e shkurtër që çon në vrojtimin e eklipsit diçka më herët ose më vonë. Duke ditur largësinë ndërmjet Tokës dhe Jupiterit dhe diametrin e orbitës së Tokës, llogariti shpejtësinë e dritës. Vlera që mori ishte 225000 km/s, vlerë që u përdor për më se dy shekuj. Matjet e sotme japin për shpejtësinë e dritës vlerën 299792,457 km/s.
Ole Rømer, astronom i shkëlqyer, lindi në Aarhus të Danimarkës. Vjen në Kopenhagë si i ri student. Punoi me shënimet e Tiho Brahes me idenë për t’i publikuar. Në vitin
1672 shkon në Paris ku bëhet anëtar i Akademisë dhe tutor i Princit të Kurorës. Në vitin 1681 thirret në Kopenhagë nga mbreti danez. Punoi atje derisa vdiq.
Përveçse profesor i astronomisë, ai ishte inxhinieri i qytetit, Nënpunësi i Punës së Qytetit, Gjykatës i Gjykatës së Lartë, Kancelar i Universitetit, Kryepolic, Shef i Brigadës së Zjarrfikësve, etj. Por me zemër ishte i lidhur me astronominë. Romeri rikonstruktoi një observator të vjetër në majën e Kullës së Rrumbullakët. Ai dëshironte të përcaktonte në mënyrë përfundimtare që Dielli rrotullohet rreth Tokës. Për t’ia arritur këtij qëllimi shpiku dhe vendosi rrethin e meridianit, të ashtuquajturin Instrument Kalimtar – i pari në botë. Ai ishte një teleskop që lëvizte gjatë meridianit.
Romeri u martua dy herë. Të dy gratë vinin nga familja e madhe Bartolin, shumë nga të cilët ishin shkencëtarë të shquar. Vjehrri i tij, Erathmus Bartolini, ishte pronar i madh tokash. Në to ndërtoi një rezidencë verore që e quajtën “Pilenborg” (pil në gjuhën daneze do të thotë shelg lotues). Pranë saj Romeri ndërtoi observatorin e tij privat të quajtur Observatori Tusculanum. Aty Romeri kreu disa nga vrojtimet e tij. Mbas vdekjes së Romerit godina u shkatërrua. Instrumentet në Kullën e Rrumbullakët, në vitin 1728, u shkatërruan nga Zjarri i Kopenhagës në të cilin u dogj mëse një e treta e qytetit. Në të njëjtën kohë humbën të gjitha shënimet e Romerit, përveç të famshmit Triduum, të dhënat e vrojtimeve treditore në Tusculanum.
Në vitin 1967 Muzeu Kombëtar, me anë të fotografimeve ajrore, u përpoq të përcaktonte vendndodhjen e observatorit Tusculanum. Gërmimi në vendin e gjetur në këtë mënyrë nuk pati sukses. Një person privat mundi të gjejë vendin e saktë. Atje, në afërsi të Tastoupit, rreth 20 km në veri të Kopenhagës, në vitin 1979 u ndërtua muzeumi “Ole Romer”.
0 comments:
Post a Comment