Në ato vite Aleksandria ishte qendra tregtare e botës dhe kryeqyteti i Egjiptit, por qeverisej nga zyrtar grekë.Aleksandria ishte edhe një qendër shkencore. Dinastia e Ptolemeve, një dinasti mbretërish grekë që qeverisi Egjiptin mbas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë, themeloi në Aleksandri një tempull muse me emrin “Museum”, i cili më vonë u bë i famshëm për librarinë e tij të pasur që tërhoqi shkencëtarët nga të gjithë qytetet fqinjë.
Nuk ka informacione të besueshme mbi prindërit e Ptolemeut, pozitën shoqërore, të ardhurat dhe martesat. Sot është i njohur vetëm si autor i disa veprave madhore në astronomi dhe fizikë. Në mesjetë emri i tij u mbulua nga njëfarë misteri ngaqë ngatërrohej me emrin e familjes mbretërore që përmendëm.
Vepra e tij më e mirë supozohet të ketë qënë “Sintaksa matematike e astronomisë”, që përbëhej nga 13 libra. Vendet që flisnin latinisht u njohën me veprën nëpërmjet përkthimit arabisht të tekstit në gjuhën grekë që daton në shekullin IX–XI. Arabët i vunë librit titullin “Almagest” që do të thotë
“më i madhi”. Traktati ishte një udhëzues në astronomi. Ai përmbante teorinë e lëvizjes së planetëve, një përshkrim të paisjeve për vrojtimin e yjeve dhe katalogun e parë të yjeve të palëvizshëm. Katalogu
përmban 1022 yje me kordinatat dhe “madhësitë” e tyre. Pozicioni i yjeve në konstelacione përshkruhet si pjesë e një krijese mitologjike emrin e të cilës kishte konstelacioni.
Përshkrimi që Ptolemeu i bëri Rrugës së Qumështit ekzistoi pa asnjë ndryshim deri në shekullin XIX.
Hipoteza bazë e veprës së tij ishte ajo që Toka ndodhej në qendër të Universit dhe të gjithë trupat e tjerë i vinin rrotull asaj me shpejtësi konstante e në orbita saktësisht rrethore. Sistemi i Ptolemeut mbeti i pandryshuar derisa në shekullin XV u përmbys nga Koperniku.
E vetmja vepër e Ptolemeut që ekziston sot dhe që lexohet gjerësisht është “Tetrabiblos”, një punim në katër libra në astrologji. Në këto libra Ptolemeu pëshkruan historinë e përgjithshme të ndikimit të planetëve mbi ngjarjet dhe njerëzit.
Ptolemeu shkroi dhe veprat të tjera të njohura, si për shembull “Manuali gjeografisë” në tetë vëllime. Vepra përmban një listë të hollësishme dhe të sistemuar emrash gjeografik dhe vendbanimesh të lashta. Ptolemeu e plotësoi “Manualin” me koordinatat e afro 8000 vendbanimeve. Në traktat u përfshi një hartë e përgjithshme e tokës dhe 26 harta të pjesshme. Hartat ishin vizatuar sipas përshkrimeve të tregëtareve. Megjithatë gjatësitë gjeografike nuk ishin përcaktuar në mënyrë astronomike dhe vetëm disa ishin llogaritur. Kolombi nuk do të kishte lundruar kurrë po të mos njihej pikëpamja e gabuar e Ptolemeut se Azia ishte më afër sesa është në të vërtetë (në drejtim të perëndimit).
Traktatet e Ptolemeut në optikë mendohej të ishin zhdukur përgjithmonë, por në vitin 1801 gjendet përkthimi pothuaj i plotë nga arabishtja në latinisht. Gjërat më interesante në të janë teoria e pasqyrave, tabela e këndeve të thyerjes së dritës gjatë kalimit në ujë ose në qelq, si dhe teoria dhe tabelat e thyerjes astronomike.
0 comments:
Post a Comment