Blez Paskal ishte matematikan, fizikan dhe filozof francez.
Gjuha e programimit “Pascal” ka emrin e tij.
Blaise Pascal lindi në Klemon, në ato kohë një qytet i
vogël. Paskalët i përkisnin elitës intelektuale. I ati ishte konsull mbretëror
dhe president i “Cour des Aides”. E ëma, e cila vdiq kur ai ishte tre vjeç,
ishte “një zonjë besimtare dhe bamirëse”. Që herët Paskali i ri shfaqi shënja
të një pasioni të gjallë për shkencën. I ati filloi ta arsi
mojë nëpërmjet
studimit të gjuhëve.
Një ditë, djali dymbëdhjetë vjeçar, e habit të atin me
pyetjen “Ç’është matematika?” Përgjigjja se kjo shkencë përdorej, për shembull,
për të ndihmuar njerëzit të vizatojnë saktë figurat, e nxiti Blezin të vizatojë
figura gjeometrike mbi tjegullat e dhomës së tij. Një muaj më vonë i ati zbuloi
që i biri kishte arritur te teorema: “shuma e këndeve të një trekëndëshi është
e barabartë me dy kënde të drejtë”, pa lexuar kurrë në parë për këtë. Blezi
përparoi shumë shpejt në matematikë.
Thuhet që i ati i Paskalit u caktua të mblidhte taksat.
Blezit i vinte keq teksa shihte të atin që qëndronte zgjuar gjysmën e natës për
të mbledhur kolona të gjata numrash. Për ta ndihmuar projektoi dhe ndërtoi një
makinë që mund të mblidhte numra (deri në tetë shifra), e cila përbëhej nga një
sistem i ndërlikuar rrotëzash, boshtesh dhe rrotash llogaritëse me dhëmbë. Ka
të ngjarë që kjo të ketë qënë makina e pare llogaritëse komplekse. Më vonë
Paskali ndërtoi një tjetër për të bërë zbritjen. Në vitin 1645 paraqet në
publik të parën makinë llogaritëse që punonte pa gabime. Shpikësi, me dekret
mbretëror, siguroi monopolin e prodhimit dhe shitjes së “Paskalines”. Paskali u
shiti autoriteteve finaciare mbi 50 makina të tilla me çmim të mirë. Disa nga
ato akoma ekzistojnë në muzeume.
Në moshën 24 vjeç Paskali fillon të tërhiqet mbas fizikës.
Ai mundi të siguronte një provë eksperimentale për zbulimin e fizikanit italian
Toriçeli të ekzistencës rreth Tokës të atmosferës. Paskali ishte i sigurt se
shtypja e ajrit ishte më e vogël në lartësi të mëdha në sajë të zvogëlimit të
masës së ajrit. Për të provuar këtë pohim Paskali i kërkoi kushëririt të tij Floren
Perje, një alpinist me eksperiencë, të shënonte nivelin e zhivës në një kolonë
të modifikuar të Toriçelit kur ndodhej në fund dhe në majë të Puy de Dome.
Niveli i regjistruar në majë ishte me të vërtetë më i ulët se ai poshtë në
luginë.
Në vitin 1654, në bashkëpunim me matematikanin e famshëm
Ferma, studioi teorinë e kombinacionit të numrave. Ata hodhën bazat e para të
teorisë së probabilitetit, teorisë që lindi nga studimi i tyre i mundësisë së
rënies së monedhave.
Të gjitha punimet në matematikë dhe fizikë i kreu para se të
bëhej 33 vjeç. Më vonë largohet përhere e më shumë nga bota reale për t’iu
përkushtuar teologjisë dhe filozofisë derisa bashkohet me sektin mistik “Miqtë
e Shën Agustinit”. Vitet e fundit i kaloi duke medituar në një manastir. Atje
shkroi librat fetarë: “Mendimi” dhe “Llogjika e zemrës”. Shëndeti filloi t’i
bjerë shpejt. Disa muaj para vdekjes Paskali u kthehet çështjeve praktike dhe
propozon një projekt për ndërtimin në Paris të një sistemi të transportit
publik me karroca. Për këtë merr një patentë mbretërore.
0 comments:
Post a Comment